Rekordi i ri i rasteve me koronavirus në Kroaci, shqetësim për turistët

Bota
Rekordi i ri i rasteve me koronavirus në Kroaci, shqetësim për

Përpjekjet e Kroacisë për të tërhequr turistët europianë morën një goditje tjetër sot për shkak të të dhënave të reja, që tregojnë se shpërthimi i virusit në vend është ende i vrullshëm, me një rekord prej 219 rastesh të reja në 24 orët e fundit.

“Vendi me 4,19 milionë banorë ka tashmë 1 520 raste aktive”, tha Selia për Krizën e COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kohën kur filloi kulmi aktual, kishte më shumë se 800 000 turistë në bregdetin kroat të Adriatikut, ku gjermanët përbënin grupin më të madh në mesin e tyre.

Tashmë Italia dhe Austria e kanë cilësuar Kroacinë si zonë të kuqe javën e kaluar, për shkak të situatës së saj epidemiologjike.

Një tjetër fqinj i BE-së, Sllovenia, u ka kërkuar shtetasve të saj që të kthehen nga pushimet e tyre.

“Situata në Kroaci po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Të dhënat mbi infeksionet tregojnë se situata është me të vërtetë e keqe”, tha zëdhënësi i qeverisë sllovene për COVID-19, Jelko Kacin, duke theksuar se kushdo që kthehet në Slloveni pas së premtes do t’i nënshtrohet karantinës.

ME TE LEXUARAT