Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama kërkon të shkojë në Minsk/ Në krye të OSBE-së për të negociuar krizën politike bjelloruse

Covid19 ndikoi në presidencën shqiptare të OSBE-së, por zhvillimet më të fundit në Bjellorusi ku opozita akuzon qeverinë se manipuloi zgjedhjet, ka sjellë nevojën e kësaj organizate për të ndërhyrë e zgjidhur këtë krizë.

Kryeministri Edi Rama në rolin e kryetarit të radhës të OSBE-së, shprehu gatishmërinë për të vizituar Minsk-un së bashku me ministren e Jashtme suedeze Ane Lind që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së, dhe zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Edhe aktorët kryesorë të politikës evropiane po lëvizin në po të njëjtin drejtim. Teksa sot pritet mbledhja e posaçme e Këshillit Evropian për temën e Bjellorusisë, Top Channel ka mësuar se presidenti i këshillit, Charles Michel ka zhvilluar ditën e djeshme një telefonatë me kryeministrin Rama.

Po ashtu edhe zyra e kancelares Merkel, e cila e mban presidencën e radhës të Këshillit Evropian, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e Kryeministrit Rama. Zëdhënësi i Merkel-it, dy ditë më parë është shprehur në favor të përfshirjes të OSBE-së në këtë proces.

Burime pranë Kryeministrit Rama i thanë Top Channel, se ditët e fundit kanë qenë ditë kontaktesh të ngjeshura sa i përket krizës në Bjellorusi dhe përfshirjes së OSBE-së në të.

Ditën e djeshme edhe ministrja e Jashtme suedeze ka zbuluar disa detaje të reja nga negociatat që vazhdojnë prej ditësh për përfshirjen e OSBE-së në zgjidhjen e konfliktit. Në një intervistë për televizionin publik suedez, An Lind tha se në pozicionin e kryetares së ardhshme të OSBE-së, ajo kishte kontaktuar me ministrin e jashtëm bjellorus dhe lideren e opozitës bjelloruse për t’i përcjelle ofertën e kryetarit Edi Rama për të vizituar Minskun dhe dialoguar me palët.

“Patëm një bisedë të gjatë me Svetllana Tikhanovskajan për zhvillimin e situatave, për protestat kundër zgjedhjeve të manipuluara dhe e vumë theksin te kushti për lirimin e të burgosurve. Kisha me vete një ftese nga OSBE-ja, e cila aktualisht kryesohet nga Shqipëria dhe më pas do të kryesohet nga Suedia, për të zhvilluar një dialog në Minsk me qeverinë, Presidentin dhe opozitën. Ne besojmë se OSBE-ja me 57 anëtarët e saj, mund të luajë rol në këtë çështje, por ende nuk kemi një përgjigje nga qeveria dhe presidenti i Bjellorusisë”, shprehet An Lind .

An Lind në këtë intervistë flet edhe për rolin e Rusisë në zgjidhjen e krizës.

“I takon Putinit të zgjedhë. Ai duhet ta shohë çështjen nga perspektiva e OSBE-së, pasi dhe Rusia edhe Bjellorusia janë anëtare të kësaj organizate. Nga kjo perspektivë del qartë se nuk kemi të bëjmë me asnjë ndërhyrje të jashtme. Me presidentin rus kanë folur sot edhe anëtarë të tjerë të OSBE-së, si presidenti francez Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i KE, Charles Michel, e të tjerë. Pra mbetet për t’u pare se çfarë rruge do të zgjedhë Rusia.”

Në të njëjtën linjë është shprehur sot edhe ish-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Rasmussen, i cili në një intervistë për portalin “Politico” thotë se Kryeministri Rama në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së është një lojtar neutral dhe do të plotësonte të gjitha kushtet për të qenë një negociator perfekt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet