Përcolli djalin për në banesën e fundit, stilistja e njohur rrëqeth me fjalët për të birin

Aktualitet

Lira Koca, stilistja e njohur shqiptare ka përcjellë sot për në banesën e fundit djalin e saj, Xhino Koca.

29-vjeçar i infektuar me COVID-19 i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar për të marrë trajtim mjekësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth dy orë më parë Lira Koca ka ndarë në instastory, disa foto të djalit të saj, ndërsa në një prej tyre shkruan: “Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm” Dhimbje dhe trishtim.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejtë vetëvrasjes, për shkak se edhe vetë spitali Shefqet Ndroqi u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

I riu ishte djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte infektuar me koronavirus, sëmundje e cila mendohet që t'i ketë rënduar gjendjen psikologjike derisa vendosi të vetëvritej.

ME TE LEXUARAT