Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Njerëzit po ikin në heshtje”/ Mjeku: Kemi harruar sëmundjet e tjera duke u marrë vetëm me koronavirusin

Edi Bejko, mjek kirurg në spitalin e Beratit, këshillon fort për kujdesin shëndetësor duke thënë se përqendrimi te koronavirusi ka bërë që të harrojmë sëmundjet e tjera.

Në një shënim të gjatë në Facebook, ai thotë se në një periudhë të shkurtër, përgjatë javëve të fundit ka diagnostikuar shumë individë me sëmundje terminale malinje, më shumë se në periudha të tjera kohore.

Ai ngre shqetësimin se shumë njerëz po vdesin në heshtje nga sëmundje të tjera që janë më vrastare sipas tij se koronavirusi.

Postimi i plotë i mjekut Edi Bejko

“Pershendetje miqte e mi..!! More po cfare behet keshtu??

Jemi ngulur tek corona ne mendime ,ne veprime, ne pasoja dhe nuk po meremi me aspekte te tjera te veprimtarise dhe semundshmerise njerezore..!

Ne nje periudhe te shkurter pergjat ketyre javeve si mjek, kam diagnostikuar shume individe me semundje terminale malinje, aq sa nuk kam pare per nje periudhe te gjate kohore..

Arsyeja?? E thjesht..!!

Te gjitha antenat mediatike shteterore dhe sociale jane drejtuar vetem te covidi..

Te gjithe individet te tmeruar nga llomotitja e vetme per “covidin” ngado neper ekrane, rjete sociale apo zyrtare jane frenuar per tu paraqitur sa me heret prane mjekut specialistit , ne vendin perkates..

Ik nga shiu ..bjer ne bresher.!!

E pranueshme kjo?? Sigurisht deri diku..

Por nuk kuptoj pse veprohet keshtu ne menyre absolute se a thua qe mbi organizmin njerzor vepron vetem covidi..??

Stopojeni per nje moment ate trurin tuaj ndaj “magjepsjes” per coronen..!!

Po ikin njerez pa u kuptuar ashtu ne heshtje nga semundje te tjera, dhjetra here apo qindra here me vrastare se corona… Satistikat jane kokeforte..

Do bashkejetojme me kete lloj Sarsi ashtu sic rendom jemi mesuar te jetojme me patologjite malinje te ndryshme abdominale apo pulmonare..infarktin e myocardit..insultin cerebral..gripet e ndryshme..semundjet e gjakut…diabetin..aksidentet trombotike vasculare ..hepatitet…cirrozat..etj etj..

Mereni me shtruar o njerez ate perpunimin e informacionit qe ju atashohet ne laboratorin tuaj trunor..!!

Mos lejoni qe ky virus te behet padron i mendimit dhe i veprimtaris se jeteve tuaja pasi asnje dhe asgje nuk e perligj numrin e vdekjeve te ngritura ne piedestal per kete pandemi ne rang botetor( apo dhe shqiptar) ne raport me numrin morfologjik te semunjeve te tjera te cilat shfaqen edhe me vrastare per jetet tona..!!

Rendesi ka te kujdesemi edhe per semundjet e tjera, ashtu si dhe per covidin ..pa e ulur vigjilencen..!! Ketu e kisha te shkretin e muhabetit….pa ju lodhur kuptohet..!! “

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet