Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lojtari Real-it zbulon çfarë nuk dinim për Barcelonën…

Barcelona pësoi një ndër humbjet më shokuese të historisë 8-2 ndaj Bayern Munchen-it.

Por nga kjo ndeshje nuk ka patur vetëm të mërzitur. Përveç gjermanëve në festë, kanë qenë edhe madrilenët që e kanë shijuar nga krahu tjetër dhe diçka të tillë e konfirmon dhe mesfushori Toni Kroos. Ky i fundit tregon se gjatë ndeshjes, whats app i lojtarëve të Realit ishte shumë i zhurmshëm.

“Ca gjëra nuk mund të thuhen në publik, por besoj e kuptoni se nuk kishte shumë keqardhje. Madje kishte disa festime inatçore”, – tha mesfushori. Ai tregohet i sinqertë në këtë pjesë, ndërsa në krahun tjetër vuan ende eliminimin e hershëm të Realit.

“Më vjen shumë inat me humbjen tonë ndaj Manchester City-t. Vendi i Realit është përejt 1/16 të Champions Leagues. Bayerni? Është ekipi më i mirë që ka mbetur dhe mendoj se do ta fitojnë Champions Leaguen deri në fund”, – tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet