Ja çfarë ndodhi kur studentët shkuan në shkollë gjatë gripit të 1918

Soft

Kjo nuk është hera e parë që liderët vendosen në dileme nëse do t'i mbajnë shkollat e hapura gjatë një pandemie.

Gjatë pandemisë së gripit në 1918, edhe pse bota ishte një vend shumë i ndryshëm, diskutimi ishte po aq i ndezur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pandemi vrau rreth 5 milion njerëz në të gjithë botën, përfshirë 675,000 amerikanë, para se të mbaronte.

Ndërsa shumica e qyteteve mbyllnin shkollat e tyre, tre vendosën t'i mbajnë të hapura, New York, Chicago dhe New Haven, sipas historianëve.

Vendimet e zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë, për tre qytetet, u bazuan tek këshillat hipotetike të krijuara nga stafi i shëndetit publik. Sipas tyre studentët ishin më të sigurt të shkonin në shkollë.

Sidoqoftë në atë kohë stafi i infermierve dhe i kujdesit të hidhenës, nëpër shkolla ishte më lartë seç është në ditët e sotme.

New York kishte pothuajse 1 milion fëmijë që shkonin në shkollorë gjatë vitit 1918. 75% e tyre jetuan në banesa të mbushura me njerëz, shpesh jo-sanitare, sipas një artikulli të vitit 2010 në Raportet e Shëndetit Publik. Gjithashtu këto të dhëna u publikuan edhe në revistën zyrtare të Kirurgut të Përgjithshëm dhe Shëndetit Publik, në Sh.B.A.

"Për studentët nga rrethet, shkolla ofroi një mjedis të pastër, të ajrosur mirë, ku mësuesit, infermierët dhe mjekët praktikuan dhe dokumentuan inspektime mjekësore të plota, rutinë,"- thuhet në artikullin e Raporteve të Shëndetit Publik.

[caption id="attachment_1056225" align="alignnone" width="401"] http://hdl.loc.gov/loc.pnp/anrc.06039a[/caption]

"Fëmijët lanë shtëpitë e tyre, shpesh johigjienike, duke u zhvendosur në ndërtesa të mëdha shkollore, të pastra dhe të ajrosura, ku gjithnjë ekzistonte një sistem inspektimi dhe ekzaminimi ," është shprehur komisioneri shëndetësor i New Jorkut në atë kohë, Dr Royal S. Copeland.

Me shpërthimin masiv të pandemisë u morën të tjera masa:

Studentët nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe iu desh të raportonin menjëherë te mësuesi i tyre, sa herë që dilnin, sipas Copeland. Mësuesit kontrollonin studentët për çdo shenjë të gripit, dhe studentët që kishin simptoma izoloheshin menjëherë.

Nëse studentët kishin ethe, dikush nga departamenti i shëndetësisë i merrte dhe i dërgonte në shtëpi. Më pas ishte grupi i stafit të shëndetit publik që studjonin rastin dhe nëse simptomat ishin të lehta, i ofrohej kujdesi shëndetësor i nevojitur. Nëse jo, ai/ ajo dërgohej menjëher në spital.

"Departamenti i shëndetësisë kërkonte që familjet të cilat rimerrnin fëmijën në shtëpi, për kujdes shëndetësor, duhet të kishin një mjek në familje ose të kërkonin ndihmën e mjekut publik,”- thuhet në artikullin e Raportit të Shëndetit Publik.

Argumenti i Chicagos për të lënë shkollat e hapura, për 500,000 studentët e tij ishte i njëjtë.

Pjesë e strategjisë së Chicagos ishte të sigurohej që qarkullon ajër i pastër. Dhomat e shkollës ishin të mbinxehura gjatë dimrit në mënyrë që dritaret të mund të mbeteshin të hapura në çdo kohë, sipas një letre të vitit 1918 nga Departamenti i Shëndetit i Chicagos.

Gazeta arriti në përfundimin pas analizimit të të dhënave, se vendimi i mbajtjes së shkollave të hapura, nuk ndikoi në rritjen e numrit të të infektuarve.

Hulumtimet treguan gjithashtu se qytetet që zbatuan karantinimin dhe izolimin, mbylljet e shkollave dhe ndalimet në tubime publike patën efekt. K.K/LajmiFundit.al

ME TE LEXUARAT