Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Itali/ Çudia e trenit që u aksidentua, ishte pa makinist brenda

Nuk kishte asnjë makinist në trenin që pësoi një incident të mërkurën në mëngjes në stacionin italian Carnate, ku mbetën të lënduar 3 persona.

Sipas dëshmive të para vagoni kishte lëvizur vetë me një pendencë, ndërkohë që makinisti dhe punonjësi i trenit të linjës Milano-Leço kishin zbitur për një pauzë në stacion, ndërsa në tren ndodhej vetëm një pasagjer.

Sikurse shkruan Corriere dela sera, për arsye të paqarta treni është vënë në lëvizje nga stacioni i Padernos pa staf në bord. Sistemet e sigurisë kanë hyrë në funksion dhe e kanë drejtuar drejt binarit të stacionit të Carnates.

“Hetimi i policisë hekurudhore duhet të saktësojë se si është e mundur që treni ka hyrë në marsh dhe ka udhëtuar për disa kilometra si të ishte një tren fantazmë, para se të përmbysej në një binar të vdekur”, shkruan gazeta italiane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet