Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Instituti gjerman: Ja kur pritet të nisë vaksinimi kundër koronavirusit, do të ketë disa kushte

Kreu i rregullatorit të vaksinave në Gjermani tha se disa grupe njerëzish që jetojnë në shtetin gjerman mund të vaksinohen në fillim të vitit të ardhshëm kundër koronavirusit, i cili ka marrë jetën e pothuajse 800 mijë njerëzve në të gjithë botën dhe ka shkatërruar ekonominë globale.

Më shumë se gjysma e kompanive prodhuese të barnave në të gjithë botën po kryejnë studime të avancuara klinike, secila me dhjetëra mijëra pjesëmarrës, dhe disa presin të dinë nëse vaksinat e tyre COVID-19 do të funksionojnë dhe janë të sigurta deri në fund të këtij viti.

Klaus Cichutek, kreu i Institutit Paul Ehrlich deklaroi se të dhënat nga testimet e Fazës I-rë dhe Faza II-të treguan se disa vaksina krijuan imunitet kundër coronavirusit.

“Nëse të dhënat nga provat e Fazës III-të tregojnë se vaksinat janë efektive dhe të sigurta, ato mund të prodhohen në fillim të vitit, ndoshta me disa kushte”, pohoi Cichutek.

“Bazuar në sigurimet e prodhuesve, doza e parë për njerëzit në Gjermani do të jetë në dispozicion në atëkohë, në përputhje me përparësitë e përcaktuara nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit”, tha Cichutek, duke iu referuar grupit që bën rekomandime të përdorimit të licencuar të vaksinave në shtetin gjerman.

Infeksionet në këtë vend janë rritur javët e fundit dhe të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive treguan numrin e rasteve të konfirmuara të coronavirusit që u ngritën me 1.510, përkatësisht në 226.914.

RKI tha se 39 për qind e rasteve ishin të importuara me siguri nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, ku shpesh raportohen si burime të mundshme të infeksionit në javët e fundit.

Ndryshe, kompanitë Moderna (MRNA.O), AstraZeneca (AZN.L) dhe Pfizer Inc (PFE.N), besojnë se secila pret tyre mund të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të një vaksine vitin e ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet