Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbi të vëllanë nga koronavirusi, reagon Ylli Ndroqi: Uroj që kurrë të mos e përjetoni atë që unë e familja po kalojmë prej muajsh

Një ditë më parë, biznesmeni Ylli Ndroqi njoftoi ndarjen nga jeta të vëllai të tij, Lulzim Pasmaçiu teksa nuk ka mundur do të mbijetojë nga Covid-19.

Ndroqi ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që i qëndruan pranë familjes së tij në këto momente të vështira, teksa uron që askush të mos e përjetojë atë që ai dhe familja e tij po kalojnë prej muajsh.

“Të dashur miq! Duke falenderuar emër për emër secilin që më qëndroi pranë mua familjes sime në këto momente të dhi.mbshme, ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për t’i kthyer përgjigje mesazheve tuaja.

Janë me dhjetra mijëra të tilla të mbërritura në telefonin tim, ndaj jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës për secilin.

Unë dhe familja ju urojmë që kurrë në familjet tuaja të mos përjetoni atë që unë dhe familja ime po kalojmë prej muajsh. Ylli Ndroqi”, shkruan Ndroqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet