E zuri korrenti, vdes punëtori në një pallat në ndërtim në Tiranë

Aktualitet
E zuri korrenti, vdes punëtori në një pallat në ndërtim

TIRANE-Një punëtor ka ndërruar jetë paraditen e sotme në një pallat në ndërtim tek “Medreseja” në kryeqytet. Viktima është 39-vjeç me inicialet A.B. Ai është gjetur pa shenja jete. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike .

ME TE LEXUARAT