Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E shpallën të vdekur, ‘ringjallet’ gruaja pasi kaloi një natë në morg

Një pensioniste është ringjallur nga vdekja në morgun e një spitali në Rusi. 81 vjeçarja Zinaida Kononova, u shpall e vdekur pas një operacioni në zorrë në spitalin e rajonit qendror të Gorshechensky.

Familja e saj dha njoftimin e vdekjes dhe nisi organizimin e funeralit. Ajo ishte vendosur në morgun e spitalit në orën 1:10 të mëngjesit të 14 gushtit.

Por rreth orës 8.00 të mëngjesit punonjësja e turnit pësoi “tronditjen e jetës” kur e gjeti të moshuarën në dysheme duke u përpjekur të ngrihej.

Shoferi i një ambulance kishte dëgjuar zhurmën dhe hyri në ndërtesë, ku kishte parë punonjësen “e terrorizuar” që i thoshte: “Qetësohu gjyshe, shtrihu, rri e qetë”.

Shoferi i ambulancës besonte se punonjësja ishte “çmendur” dhe se po fliste më të vdekurit, por më pas ai pa se gruaja e moshuar kapi dorën e punonjëses dhe i lutej për ndihmë.

Zinaida u mbulua më pas me batanije dhe u shtrua në kujdesin intensiv. Spitali i telefonoi mbesës së saj Tatiana duke i thënë: “Kemi një situatë të pazakontë. Halla juaj është gjallë!”

Pensionistja e rikthyer në jetë është dërguar tashmë në Kursk trajtim. Kreu i spitalit të Gorshechensky, Roman Kondratenko është shkarkuar për incidentin dhe sipas raportimeve, të afërmit do të padisin autoritetet.

Kreu mjekësor në detyre Alexander Vlasov tha: “Për 30 minuta pacientja nuk reagoi ndaj masave të rindërgjegjësimit, prandaj doktori vendosi për vdekje biologjike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet