Dy sanitare me COVID, mbyllet Pediatria në Elbasan

Aktualitet
Dy sanitare me COVID, mbyllet Pediatria në Elbasan

TIRANE-Reparti i Pediatrisë në Elbasan është mbyllur për shkak se dy sanitare kanë rezultuar të infektuara me COVID-19.

Drejtuesit e Shëndetësisë në Elbasan kanë marrë vendim që pavioni për Pediatrinë të spostohet në qendrën spitalore te ish-urgjenca e vjetër deri sa të mbarojë dezinfektimi i ambientit dhe të dalin përgjigjet nga tamponët e marra nga stafi i bluzave të bardha dhe sanitareve të tjera.

ME TE LEXUARAT