Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, pas kontrollit të policisë të riut nga Sukthi

Një 23-vjeçar nga Sukthi ka hyrë në telashe me policinë, pasi teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur iu gjet dhe një sasi droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A.K. Të njëjtat burime thanë se ai u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur dhe pas kontrollit në mjetin që drejtonte, të riut iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si mariuhanë dhe një shkop metalik (si ato të policisë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet