Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bie Lyoni, Bayern Munich-PSG, finalja e Championsit

Bayern Munich-PSG, finalja e Championsit, Ra Lyoni

Bayern Munich është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mundi Lyonin, me rezultat 3-0, në Lisbonë.

Gjysmëfinalja mes gjigantit gjerman dhe skuadrës franceze, pati loje interesante, më raste të mira nga të dy anët, por që në fund të ndeshjes triumfuan ‘bavarezët’.

Serge Gnabry ishte hero i ndeshjes, duke shënuar dygolësh në minutën e 18-të dhe 33-të, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe në 45-minutëshin e dytë, u zhvillua lojë mjaft e mirë, ku nuk munguan rastet nga të dy skuadrat, derisa Lewandowski në minutën e 88-të, i dha goditjen e fundit skuadrës franceze, e cila pavarësisht së nuk arriti në finale, megjithatë, Lyoni ka bërë një sezon të madh në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich siguron finalen e madhe të garës më të madh në Evropë, ku do të ballafaqohet me PSG-n, kjo e fundit mbrëmë eliminoi Leipzing-un.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet