Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

BE nuk njeh zgjedhjet në Bjellorusi, Meta: Mbështes qëndrimin e tyre, meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi.

Sipas tij, qytetarët e Bjellorusisë meritojnë të jenë pjesë e një vendi demokratik me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”, deklaroi presidenti Meta.

Në kryeqytetin bjellorus dhe në qytete të tjera, qytetarët kanë zhvilluar protesta masive, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Ndërkohë që Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se vendi do të ketë zgjedhje të reja “vetëm nëse më vrisni mua.”

Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritet me protestuesit duke ushtruar presion ndaj presidentit të Bjellorusisë për gjetjen e një dialogu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet