Angli/ Nëna kryen krimin makabër ndaj të birit autik, e mbyt me sfungjer

Bota
Angli/ Nëna kryen krimin makabër ndaj të birit autik, e mbyt me

Djali autik i vrarë i një fotografi të njohur vdiq pasi u mbyt me sfungjer, informoi gjykata sot pas dëshmisë së nënës së tij të akuzuar.

Olga Freeman, 40-vjeç, doli sot para gjykatës për vrasjen e Dylan Freeman, 10, gjatë fundjavës në shtëpinë e tyre në Acton të Londrës.

Gjykatësit dëgjuan se një sfungjer ishte përdorur për të myllur gojën e Dylan dhe pasi ishte mbytur, trupin e tij e kishin lënë në dhomën e gjumit bashkë me lodrat e tjera.

“Shkaku i vdekjes u gjet pas ekzaminimit të rrugëve të frymëmarrjes. Për më tepër pjesë të vogla sfungjeri u gjetën në gojën e viktimës,” zbuloi prokuori.

Babai tij Freeman njihet në botën britanike të fotografisë së personazheve të njohur si David Beckham apo Spice Girls.

Ai është i biri i ilustruesit Robert Freeman, që ka realizuar disa nga kopertinat e albumeve më të famshëm, përfshi dhe grupin The Beatles.

Zonja Freeman, e cila është me origjinë ruse nga Moska, është e regjistruar si banore e shtëpisë, që arrin vlerën 700 000 euro. Një nga fqinjët tha se ajo dhe zoti Freeman ishin ndarë prej disa kohësh.

ME TE LEXUARAT