Video duke thithur "pluhur", SPAK mbyll dosjen e Lefter Allës: Nuk po pinte drogë

Aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ka pushuar hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla i cili u dyshua pas publikimit të videos ku pretendohet se Alla shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Hetimet u drejtuan nga prokurori i SPAK Ened Nakuçi i cili pas disa muaj verifikimesh ka vendosur t’i pushojë ato me argumentin se nuk janë gjetur dhe vërtetuar elemente te vepres penale ndaj kryebashkiakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çështja e regjistruar ndaj kryebashkiakut socialist bazohej ne nenin 283 te kodit Penal, konkretisht për shitje, marrje, dhe mbajtje te substancave narkotike.

Alla iu nënshtrua disa analizave nga ku rezultoi se nuk ishte konsumues i lendës narkotike. Ekspertimit iu nënshtrua edhe video e publikuar në media.

Ne reagimet e tij, Lefter Alla pretendoi se video është montuar dhe se po përdorej për ta shantazhuar. Po pavarësisht vendimit të prokurorit do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo pushimin e çështjes.

Dosja pritet të dorëzohet në gjykatë në muajin shtator.

ME TE LEXUARAT