Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U arrestua brenda fermës së kanabisit, shqiptari habit me deklaratën para gjykatës: Puna si ‘kopështar’ ishte…

Një i ri me origjinë shqiptare u arrestua pasditen e 15 korrikut në Britaninë e Madhe, në një pronë të kthyer në një fabrikë kanabisi.

Shqiptari pretendoi pasi u arrestua se ishte vendosur atje vetëm një ditë para se të vihej në pranga, ku do të punonte si kopështar i bimëve.

Në Gjykatën mbretërore të Durham u tha se banori i vetëm atje ishte, Elidion Likaj, i cili u arrestua brenda ndërtesës.

Policia gjeti një marrëveshje qiraje për 18 muaj për pronën dhe rikuperoi tre telefona celularë dhe një sërë çelësash shtëpish.

Megjithëse, Likaj nuk dha asnjë përgjigje në pyetjet e policisë, duke deklaruar vetëm se ishte vendosur një ditë më herë dhe nuk ishte detyruar me forcë.

Ai i tha gjykatës, përmes një përkthyesi shqiptar, se kishte një adresë në Londër ku mund të shkonte, nëse ishte e nevojshme.

I pandehuri 27-vjeçar pranoi se ishte i shqetësuar për prodhimin e drogës, por e vetmja punë që kishte në dispozicion ishte të vepronte si një “kopshtar” në fermën e kanabisit.

Gjykatësi vendosi një dënim për 21 muaj burg dhe urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e bimëve dhe pajisjeve të sekuestruara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet