Trump nuk ka të sosur, nuk pushon akuzat ndaj zonjës Obama

Bota
Trump nuk ka të sosur, nuk pushon akuzat ndaj zonjës Obama

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama e cilësoi si të gabuar për vendin, presidentin Donald Trump.

Gjatë fjalës së saj në kuvendin e demokratëve që këtë radhë u mbajt online, zonja Obama u shpreh se Trump ka dështuar me mënyrën se si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë së koronavirusit.

“Më lejoni të flas me sinqeritetin më të madh të mundshëm. Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur kohë mëse të mjaftueshme që të provojë se mund ta bëjë punën, por është e qartë se kjo është përtej kapacitetit të tij. Ai nuk është në lartësinë e duhur për këtë moment. Ai thjesht nuk mundet të jetë personi për të cilin kemi nevojë”, tha Obama.

Por Presidenti Trump i është përgjigjur përmes një publikimi në tuiter, ish-zonjës së parë.

“Administrata ime ndërtoi ekonominë më të madhe në histori, të çdo vendi, shpëtoi miliona jetë dhe tani jam duke ngritur një ekonomi edhe më të madhe se më parë. Vende pune po hapen, NASDAQ (tregu i stokut) është në rritje, të tjerat më pas. Ulu dhe shiko”, shkruan Trump ndërsa i thotë zonjës Obama se ai është në krye të SHBA-së, pikërisht për shkak të burrit të saj.

“Dikush t’i shpjegojë Michelle Obama se Donald J. Trump nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, nëse nuk do të kishte qenë burri i saj, Barack Obama”, shkruan Trump.

ME TE LEXUARAT