Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump i përgjigjet kritikave të Michelle Obama: Gabimet e burrit tënd më bën President

Presidenti i SHBA, Donald Trump, iu përgjigj sulmeve të ashpra nga ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, për karakterin e tij dhe mënyrën e udhëheqjes.

“Të lutëm dikush t’i thotë Michelle-s se Donald nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë kaq të bukur, nëse nuk do të ishte për punën e dobët të bërë nga bashkëshorti i saj Barack Obama,” iu përgjigj me ironi Trump.

Postimi në median sociale i Presidentit erdhi disa orë pasi Michelle Obama iu drejtua natën e hapjes së Konventës Kombëtare Demokratike, duke përdorur fjalimin e saj për të nxjerrë në pah gabimet e Trump.

“Sa herë që kthejmë shikimin drejt Shtëpisë së Bardhë për udhëheqje, ose , apo qoftë edhe ndonjë imazh qendrueshmerie, ajo që marrim në vend të kësaj është kaosi, përçarja dhe një mungesë e plotë empatie.

Katër vitet e fundit kanë qenë të vështira për t`ua shpjeguar fëmijëve të Amerikës. Ata shohin që liderët tanë i etiketojnë si armiq të shtetit, ndërsa i japin zemër supremacistëve të bardhë. Duhet t`ia japim votën Bidenit, sikur prej kësaj të të varej jeta jonë”, tha ish Zonja e Parë e SHBA-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet