Shahini: Bashkitë të fillojnë pastrimin e shkollave, do i hapim në shtator

Aktualitet
Shahini: Bashkitë të fillojnë pastrimin e shkollave, do i hapim

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e shkollave në shtator, pavarësisht shifrave të larta të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se nxënësit do të ndahen në grupe të vogla nëpër klasa, duke e zhvilluar mësimin me turne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja Shahini bëri me dije se nga sondazhi i zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve rezultoi se 87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit online.

Sa i takon rrezikut nga koronavirusi, Shahini tha se do të merren masa për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

“Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat”, tha ministrja mes të tjerash.

ME TE LEXUARAT