Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plani i Maqedonisë së Veriut për vitin e ri shkollor: Deri në klasën e tretë nëpër klasa, të tjerët mësim online

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot vendimin për të hapur shkollat e arsimit parauniversitar vetëm për nxënësit nga klasa e parë në të tretën.

Për gjithë pjesën tjetër të sistemit arsimor mësimi do të zhvillohet online.

Ky vendim është marrë për shkak se në familje të caktuara ka prindër me sëmundje kronike dhe nuk duhet të rrezikohen nga COVID-19. Por edhe në klasat e vetme që do hapin dyert për nxënësit në vitin e ri shkollor, do të ketë protokolle strikte dhe masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Gjithashtu, me kërkesë të prindit, fëmijët nga klasa e parë e deri në të tretën do të mund ta ndjekin mësimin e plotë edhe online. Pas bisdimeve intenzive me prindërit dhe personat tjerë profesionist kemi vendosur të lejojmë të ketë zgjedhje ana e prindit. Shkaku është se në disa familje të caktuara ka prindër të cilët janë të sëmurë kronikë me rrezik të lartë shëndetësor’’, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet