Për herë të parë në 5 vite, konfirmohet një rast i murtajës në Kaliforni

Bota
Për herë të parë në 5 vite, konfirmohet një rast i

Një person në Kaliforni ka rezultuar pozitiv për murtajën duke u bërë kështu rasti i parë në këtë shtet në 5 vite.

Autoritet e Shëndetit besojnë se personi në fjalë ishte duke shëtitur qenin e tij në South Lake Tahoe kur u pickua nga një plesht i infektuar. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një deklarate për shtyp nga Agjencia e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore e Qarkut El Dorado.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pacienti, emri, mosha dhe gjinia e të cilit nuk është bërë i ditur, aktualisht po merr kujdes shëndetësor nga një profesionist ndërsa qëndron në shtëpi, thuhet më tej në njoftim.

Lajmi vjen më pak se dy javë pasi një burrë nga New Mexico në të njëzetat ndërroi jetë si rasti i dytë i shtetit me murtajë në këtë vit.

ME TE LEXUARAT