Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

NASA zbulon një anomali në fushën magnetike të Tokës, mund të jetë katastrofike

NASA ka zbuluar një “dent” në fushën magnetike të Tokës që mund shkaktojë një katastrofë.

‘Njolla’ e njohur si anomalia e Atlantikut jugor, është shfaqur mbi Amerikën e Jugut dhe Oqeanin Atlantik Jugor.
Kjo anomalika më shumë se një dekadë që është shfaqur në planetin tonë, por asnjëherë kaq afër me tokëm. Kjo ‘njollë’ mund të lejojë që rrezatimi i grimcave të rrezikshme nga Dielli të arrijnë në planetin tonë.

NASA ka shprehur shqetësimin se këto grimca mund të shkatërrojnë çdo kompjuter dhe satelit.

Nuk ka asnjë pohim se mund të ndikojë në jetën e gjithsecilit, po vëzhgimet e fundit tregojnë se mund të shkaktojnë problem në të ardhmen.

Anomalia e Atlantikut të Jugut (MSA) u zhvillua si rezultat i ndryshimeve të lëvizjeve të bërthamës së Tokës, sipas NASA.

“Këto procese dinamike rrjedhin nga jashtë në fushën magnetike që rrethon planetin, duke gjeneruar SAA dhe karakteristika të tjera në mjedisin afër Tokës, duke përfshirë pjerrësinë dhe vrimat e shtyllave magnetike, të cilat po lëvizin me kalimin e kohës”.-shpjegon NASA

Ndërsa problem lind nga procesi brenda Tokës, ai mund të ketë efekte shumë të mëdha edhe përtej planetit tonë.

Satelitet që udhëtojnë nëpër SAA mund të goditen nga rrezatimi i grimcave të rrezikshme, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi.

NASA tha: “Kjo mund të bëjë që funksioni i satelitit të zbehet përkohësisht ose mund të shkaktojë dëme të përhershme nëse goditet një komponent kryesor”.

Për t’u përgatitur për kërcënimet e ardhshme për satelitët, NASA monitoron rregullisht gjendjen e fushës magnetike, duke përdorur të dhëna nga konstelacioni Sëarm i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, si dhe matjet në tokë.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet