Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merkel paralajmëron Putinin: Mos fut hundët tek Bjellorusia, përndryshe …

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar botën të mos ndërhyjnë në Bjellorusi dhe i tha personalisht Angela Merkelit që çdo ndërhyrje do të ishte e papranueshme pasi BE kërcënoi me sanksione.

Putin foli në telefon ditën e sotme me kancelaren gjermane pas zërave të ngritur nga Perëndimi për rezultatet e dyshimta të zgjedhjeve dhe goditjen e opozitarëve nga lideri Aleksander Lukashenko.

Ky reagim i Putin erdhi pasi ministri i Jashtëm spanjoll, Arancha Gonzalez Laya, tha se “individët që kanë nxitur dhunë ose mashtrim zgjedhor” mund të jenë në shënjestër të sanksioneve të BE-së.

Putin tashmë ka ofruar trupa për të ruajtur rendin në vendin aleat, duke bërë që Donald Trump të paraljamërorë se “SHBA po i sheh nga afër ngjarjet”.

Bjellorusia është tronditur ditët e fundit nga protesta masive që nga zgjedhjet e 9 gushtit, në të cilat Lukashenko, i njohur si ‘diktatori i fundit i Evropës’, pretendon fitoren me 80 përqind të votave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet