Lajm i mirë! Greqia njeh deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati

Aktualitet

Me vendim të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shtetasve shqiptarë që kanë skaduar apo skadojnë, shtyhet vlefshmira e tyre deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranushme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve - Perifera për të kyer çdo procedurë ligjore.

Është vërtet një vendim shumë i dobishëm dhe është nga ato rastet e rralla kur qeveria greke tregon anën sociale dhe "mirëkuptimin" e saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për dokumente identifikimi (pasaportë) të skaduara që janë kompetencë dhe përgjegjësi e shtetit shqiptar, të pranojë vlefshmërinë e tyre për një peridhë kohorë te caktuar.

Pak më parë vendimi u bë publik nga Ndërmjetësi Ndërkulturorë z. Fatos Malaj, të cilin gjejë rastin ta falenderojë për përpjekjet e mëdha dhe informaciniet e sakta që na ofron.

Fatkeqësisht z. Malaj ka mbetur thuajse i vetëm në këtë pjesë për shkak se "ata" të cilët "përfaqësojnë" komunitetin ndodhen me pushime të gjata për më shumë se 3 vjet.

Në çdo rast, është për t'u përshëndetur ky vendim pasi i vjen në ndihmë me mijëra bashkëatdhetarëve tanë cilët përballen me një mori problemesh dhe kështu do mund të rinovojnë dokumenat.

ME TE LEXUARAT