Kina miraton vaksinën e parë anti-Covid

Bota
Kina miraton vaksinën e parë anti-Covid

Kina ka dhënë miratimin e saj të parë për një vaksinë të mundshme kundër Covid-19.

Ajo është Ad5-nCoV, e zhvilluar nga ”CanSino Biologics” në bashkëpunim me Institutin Bioteknologjik të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Hapet drita jeshile për prodhimin e mundshëm masiv në rast të kthimit të pandemisë”, shpjegoi Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale të Kinës, e cituar nga rrjeti shtetëror CCTV.

”Miratimi është marrë që më 11 gusht, por tani pritet konfirmim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë së produktit të zhvilluar”, tha grupi nga Tianjini në një deklaratë, titujt e të cilit kanë shënuar rritje të konsiderueshme në tregun e aksioneve.

ME TE LEXUARAT