Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kim Jong-Un merr një tjetër vendim ekstrem ndaj koreanve…

Të gjithë e mendonin se ishte zhdukur ose ndoshta edhe kishte vdekur, por jo. Lideri koreano-verior hodhi poshtë të gjitha spekullimet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe pas disa shfaqjeve publike, konfirmoi se vazhdon të jetë lideri i vendit të tij kundër të gjithë atyre që i duan të keqen Koresë së Veriut.

Në daljen e tij të fundit publike, lideri supreme ka ndërmarrë një tjetër vendim drastic. Ai ka urdhëruar të konfiskohen të gjithë qentë në Penian, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, duke u shprehur se këto kafshë shtëpiake janë mishërim i dekadencës së Perëndimit.

Shumë koreanë janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim dhe kanë frikë se njerëzit e liderit suprem do t’i shfaqen në shtëpi për t’i konfiskuar kafshët shtëpiake.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, objekti final sipas tij do të jetë: që të përfundojë si ushqim në menunë e ngrënies.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet