Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I riu u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit”, reagon nëna e Xhino Koçës: Ja ku do kryhen homazhet për djalin tonë

I gjithë vendi u trondit më 13 Gusht kur 29-vjeçari Xhino Koça u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” duke i dhënë fund jetës. Nëna e tij, stilistja e njohur Lira Koca ka reaguar për herë të parë duke i treguar të gjithë miqve dhe familjarëve se homazhet për të ndjerin do mbahen në ambientet e një lokali.

Në reagimin e saj të parë, Koça bën thirrje që të gjithë të respektojnë masat ndaj virusit. “Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid,

Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…

Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat. Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur. Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça”, shkroi nëna e Xhinos.

I riu ishte djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte infektuar me koronavirus, sëmundje e cila mendohet që ti ketë rënduar gjendjen psikologjike derisa vendosi të vetëvritej.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet