Eshte lene ne burg shoferi i ambulances qe goditi 10 vjecarin ne Kakavije

Aktualitet
Eshte lene ne burg shoferi i ambulances qe goditi 10 vjecarin ne Kakavije

TIRANE- Admir Golemi, shofer i ambulancës që përplasi për vdekje fëmijën 10-vjeç Samuel Ndoji në Kakavijë do të qëndrojë në burg pa afat. Masa e sigurisë është dhënë ditën e sotme nga gjykata e Gjirokastrës.

Në kulmin e kaosit që u krijua në Kakavijë nga radhët e gjata 10-vjeçari me origjinë nga Lezha që po priste me prindërit për të kaluar në Greqi u përplas për vdekje nga ambulanca në afërsi të kthesës së fshatit Bularat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër Piro Nase mëson se shoferi ka shpjeguar para gjyqtarit rrjedhën e ngjarjes sipas versionit të tij duke deklaruar se në automjet në momentin e përplasjes kishte një të sëmurë dhe nxitonte për ta çuar në spitalin e Gjirokastrës.

Më tej, Golemi është shprehur se fëmija 10-vjeç i ka prerë rrugën. "Ai doli furishëm nga krahu i majtë i rrugës" është shprehur ai. Po sipas shoferit shpejtësia e ambulancës në momentin e aksidentit ishte 75 km/ h.

Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj është shprehur se klienti i tij ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai veçse ka zbatuar rregullat e vendosura.

Prokurorja e çështjes Ermira Munelli paraqiti faktet nga ana e grupit hetimor të cilat sqarojnë ngjarjen e ndodhur mesditën e së shtunës së kaluar. Ndonese deklarimet e të pandehurit janë dëgjuar në fund gjyqtarja Blerta Çibuku ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për shoferin e autoambulancës.

Shoferi i ambulancës akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e fëmijës.

ME TE LEXUARAT