Covid-19 në Itali/ Nëse sëmuret një nxënës, të gjithë në karantinë!

Bota
Covid-19 në Itali/ Nëse sëmuret një nxënës,

Në Itali, protokolli tashmë është i qartë: nëse një nxënës do të rezultojë pozitiv për koronavirusin, të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të gjatë 48 orëve të fundit, përfshirë nxënës të tjerë dhe mësues, do të hyjnë në karantinë.

Ky është rregulli kryesor i masave të sigurisë të marra për rihapjen e strukturave shkollore. Ka ende shumë pikëpyetje në vendin fqinj një muaj përpara hapjes së shkollave, por ministrja e arsimit Lucia Azzolina tha se duhet të bëjnë kujdes që të gjenden mënyrat për rihapjen e shkollave “ në mënyrë që ato të mos rimbyllen sërish”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çdo institucioni të tillë do t`i kërkohet të caktoje një referues për Covid 19, i cili do të jetë ndërlidhësi me autoritetet shëndetësore lokale. Ekspertët dhe politikanët vendas kishin paralajmëruar se rihapja e shkollave mund të rrezikohet nga rritja e numrit të infektimeve. Mwsimi nw Itali pritet tw rinisw në 14 shtator pas pushimeve të verës.

"Ne nuk mund të rrëzojmë sakrificat e bëra në muajt e kaluar. Prioriteti ynë duhet të jetë ai i hapjes së shkollave në shtator, por me siguri të plotë," tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në Facebook.

Speranza të shtunën u bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më të kujdesshëm, pasi "nëse infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre, ata rrezikojnë të krijojnë një dëm të vërtetë". Që nga shpërthimi i koronavirusit në 21 shkurt, Italia ka regjistruar më shumë se 35,000 vdekje.

ME TE LEXUARAT