Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti në Greqi/ Flet sizmiologu: “ Priten lëkundje të tjera të mëdha”

Një tërmet me magnitude 5.2 ballë shkundi sot ishullin e Hydrës, në Greqi.

Megjithatë lëkundjet u ndjenë edhe në zonat përreth si Ciklada, Kretë dhe Attica.

Media greke “Zougla.gr” kontaktoi Departamentin e Zjarrit dhe Autoritetet e Hydras, të cilët bëjnë të ditur se deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.

Sizmiologu grek Efthymios Lekkas tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen.

“Midis Hydra dhe Milos tipari kryesor është thellësia e konsiderueshme, është një tërmet në thellësi, u ndje natyrisht në Attica, Argolida, Laconia, Crete dhe ishujt përreth, por nuk mund të lidhet me sizmicitetin sipërfaqësor.

Ne nuk do të kemi një tërmet më të madh. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim,” tha Efthymios Lekkas.

(Burimi: Gazeta Shqip https://www.gazeta-shqip.com/bota/i-52-balle-qe-shkundi-greqine-sizmologu-flet-per-lekundje-te-tjera-te-medha)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet