Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të dhënat tronditëse/ Koreja e Veriut në krizë për ushqime, po hanë mishin e qenve

Kim Jong-un ka deklaruar se qentë e përkëdhelur (shtëpiakë) janë një simbol i ‘dekadencës’ së kapitalizmit dhe urdhëroi që të mblidhen kafshët në Phenian.

Mirëpo, kjo ka shkaktuar panik te pronarët e tyre, të cilët kanë frikë se qentë po përdoren për zgjidhur problemin e mungesës së ushqimit në vend. Diktatori Kim njoftoi në muajin korrik se mbajtja e një kafshe shtëpiake bie në kundërshtim me ligjin, duke e cilësuar madje si: “Prirje e errët e ideologjisë borgjeze”.

Një burim për gazetën e Koresë së Jugut “Chosun Ilbo” tha: “Autoritetet kanë identifikuar familjet me qen të përkëdhelur dhe po i detyrojnë ata të heqin dorë ose t’i konfiskojnë me forcë dhe t’i zhdukin”.

Një raport i publikuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara theksoi se rreth 60 për qind e 25.5 milionë njerëzve të Koresë së Veriut po përballen me mungesa të theksuara të ushqimit.

Gjendja është përkeqësuar pas sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj regjimit për programet e tij bërthamore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet