Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja/ Kush futet në tokën greke duhet të ketë test COVID-i negativ me vete, ja si do funksionoje karantina

Aktualitet
Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja/ Kush futet në tokën

Ditën e sotme, hyjnë rregulla të reja në fuqi për të gjithë ata që duan të futen në tokën helene nga pikat doganore, si Kapshtica dhe Kakavija. Që prej ditës së sotme, nga pika kufitare e Kakavijës do të futen në shtetin helen vetëm 750 persona në ditë. Ndërsa, nga pika doganore e Kashticës, do të kalojnë për në shtetin grek vetëm 300 persona në ditë. Çdo person duhet të ketë me vete testin e COVID-19 dhe duhet të jetë negativ, si dhe të ketë plotësuar formularin PLF. Po kështu, çdo shqiptar që futet në tokën greke do të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.

RREGULLAT:

Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.

– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Ndërkohë, ka marrë fund kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se operacioni i kalimit të qytetarëve ka përfunduar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ministria e Mbrojtes bën me dije se nga kjo pikë doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3325 udhëtarë dhe 1629 mjete në tokën greke.

ME TE LEXUARAT