Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Siguria në rrugë/ Arrestohen 4 persona dhe ndëshkohen 1085 shoferë për shkelje të rregullave

Policia ka arrestuar në flagrancë katër shoferë për shkelje të rënda të kodit rrugor.

Në Durrës është arrestuar 24 vjeçari me iniciale D.A. dhe 40 vjeçari A.K., banues në Fshatin Bubq, Krujë pasi janë konstatuar nga policia duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Ndërsa një 35 vjeçare me inicialet S.L., pasi ka qenë në gjendje të dehur, është përplasur me makinën që drejtohet nga 41 vjeçari me iniciale B. B. dhe është dëmtuar këmbësori shtetasi K.M., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në Nikël të Krujës është arrestuar 37 vjeçari me iniciale L. K., pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues 71 vjeçarin me iniciale H.T., i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Vetëm ditën e sotme janë pezulluar 51 leje drejtimi, ku nga këto 27 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Me masë administrative janë ndëshkuar përgjatë 72 orëve 1034 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorim i celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, etj.

Polica Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet