Shkodër, ekzekutohet me 14 plumba ish-futbollisti i Vllaznisë

Aktualitet
Shkodër, ekzekutohet me 14 plumba ish-futbollisti i Vllaznisë

Humb jeten ne spital personi i plagosur me arme ne Shkoder mbremjen e sotme. Policia beri me dije se viktime e krimit eshte nje 23-vjecar i identifikuar me emrin Gledis Kraja, i cili eshte qelluar me 14 plumba.

Shkodër/Informacion paraprak

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi ne Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi Gledis Kraja, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

Gledis Kraja mesohet se ka qenë futbollist tek ekipi i "Vllaznisë" në vitin 2013. I riu ka qenë duke lëvizur me makinën e shokut të tij në momentin që është ekzekutuar me armë.

ME TE LEXUARAT