Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusia krijon vaksinën Covid-19 tashmë edhe për macet

Rusia raportohet se po zhvillon një vaksinë kundra COVID-19 për kafshët që janë të ndjeshme ndaj virusit.

Vaksina është duke u krijuar nga Qendra Federale për Shëndetin e Kafshëve, e cila është në varësi të mbikëqyrësit veterinar të Rosselkhoznadzor, në Rusi. Mostrat e para mund të jenë gati për testime në vjeshtë, sipas zyrtarëve rusë.

“Ne po punojmë për krijimin e një vaksine për kafshët kundër infeksionit të ri koronavirus,” tha kreu Rosselkhoznadzor, Serge Dankvert për median ruse RBC.

Dankvert tha se vaksina do të ofrohet kryesisht nëpër femra e më pas më gjerë.

Në të gjithë Evropën, fermerët kanë vrarë më shumë se një milion kafshë si masë parandaluese për përhapjen e virusit. Veçanërisht në Hollandë, Danimarkë dhe Spanjë.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet