Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama i ofroi familjes para pasi ambulanca përplasi 10-vjeçarin për vdekje, PD: 500 mijë lekë kushton jeta e fëmijës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar “cinik dhe të pashpirt” kryeministrin Rama që ofroi 500 mijë lekë për familjen e fëmijës që u përplas për vdekje nga autoambulanca në Kakavijë. Në një reagim në rrjete sociale, Paloka thotë se prej 20 vitesh nuk pranon asnjëherë përgjegjësi dhe askush nuk e ka dëgjuar që të kërkojë ndjesë.

“Dje, per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij…! Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!”, u shpreh Paloka.

Nënkryetari i PD nuk harron të kujtojë se teksa drama e shqiptarëve u kthye në tragjedi, Rama shijonte pushimet në plazh, ndaj bën thirrjen se “Kjo nuk mund të vazhdojë më”.

Postimi i plotë:

Nje kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mije leke per jeten e nje femije.” Cinik e i pashpirt deri ne fund! Ne se thjeshte do kishte kerkuar ndjese per humbjen e jetes se vogelushit dje ne Kakavije, do ishte shume me e ndershme e njerezore, por kjo nuk mund te ndodhe me nje qenie si Rama.

Te kerkosh ndjese do te thote te mbash pergjegjesi e ne 20 vjet qe Rama qendron ne pushtet, ne nje rrugetim te mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurre nuk ka pranuar asnje pergjegjesi , kurre nuk e kemi degjuar te pakten te kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij.

Edhe dje, per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij…! Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!

Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej ti kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e beri .E nderkohe qe drama e mijera shqiptareve u kthye ne tragjedi, Rama shullehehej ne diell.

Nje qeveri qe ne vend qe te kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet ne agjenci funerale…Kjo nuk mund te vazhdoje me!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet