Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe temperatura të larta

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 29ºC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet