Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pandemia Covid, Japonia përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike në histori

Ekonomia e Japonisë është tkurrur me shkallën më të shpejtë në historinë e saj, ndërkohë që lufton pandeminë me koronavirus.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me ulje të bruto-prodhimit të brendshëm për 7.8 për qind në periudhën prill-qershor, në krahasim me çerekun e kaluar.

Ky shtet ka qenë duke u përballur me rritje të ngadalësuar ekonomike edhe para pandemisë.

Të dhënat e publikuara të hënën kanë vënë në pah sërish ndikimin e madh që ka pasur koronavirusi në shumicën e ekonomive në botë.

Japonia ka rrëshqitur në recesion më herët gjatë këtij viti, pas dy çerekëve të njëpasnjëshem të tkurrjes ekonomike.

Të dhënat e fundit për periudhën prill-qershor përbëjnë rënien më të madhe prej kur ka nisur të bëhet krahasimi i të dhënave më 1980, duke tejkaluar edhe parashikimet.

Ulja e madhe e konsumit të brendshëm është thënë të ketë qenë arsyeja kyçe e kësaj uljeje, derisa edhe eksporti ka rënë dukshëm për shkak të tregtisë së goditur nga pandemia.

Të dhënat e këtij viti, flasin për performacën më të keqe të ekonomisë japoneze prej vitit 1955.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet