Organizuan dasma në mënyrë të përsëritur, gjobiten dhe mbyllen me 6 muaj dy subjekte në Mamurras

Aktualitet
Organizuan dasma në mënyrë të përsëritur, gjobiten

Pas Durrësit, edhe në Mamurras janë evidentuar shkelje të masave ndaj COVID-19 të dy subjekteve të cilat organizuar ceremoni martesore.

Në fakt të dyja subjektet private ishin përsëritëse në shkelje, dhe ato u gjobitën me nga 1 milionë lekë si dhe me mbyllje për një afat 6- mujor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Subjektet private ishin në administrimin e shtetasve E.K, dhe F.M.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen 2 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ,në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët organizoheshin ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, dy subjekte në Mamurras, me administratorë shtetasit E.K.,dhe F.M.,pasi janë konstatuar duke organizuar ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Lezhës do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

ME TE LEXUARAT