Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta sërish për situatën e Kakavijës: Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik, edhe një herë ndjesë për…

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen publikisht për mediat që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjen e emigrantëve gjatë krizës humanitare 5- ditore në Kakavijë e Kapshticë.

Meta kërkon përsëri ndjesë të gjithë qytetarëve që vuajtën nga kriza dhe që ajo nuk u arrit të parandalohej për të shmangur radhët e gjata në kufirin me Greqinë.

Presidenti sot ia faturoi të gjithë përgjegjësinë për situatën qeverisë shqiptare të cilën e konsideroi si të papërgjegjshme.

STATUSI NGA ILIR META

Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjet e pamerituara të qytetarëve tanë në Kakavijë!

Edhe një herë NDJESË të gjithë qytetarëve për mosparandalimin e kësaj krize humanitare!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet