Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lionel Messi kërkon largimin nga Barcelona

Lajmi më i keq për tifozët e Barcelonës ka ardhur të dielën në mbrëmje.

Superylli argjentinas, Lionel Messi, ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi katalunas qysh këtë muaj, përcjell Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga Marcelo Bechler, gazetari i cili e kishte paralajmëruar transferimin e Neymarit nga Barcelona nga PSG’ja.

Sipas Bechler, Messi nuk dëshiron të jetë më pjesë e Barcelonës dhe nuk dëshiron ta respektojë kontratën që ka me klubin e që i skadon në verën e vitit tjetër.

Manchester City dhe Interi janë dy klubet që kanë shprehur interesim të madh për argjentinasin, me Cityn që dëshiron të thyej të gjitha rekordet për ta pasur në klub Messin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet