Konfirmohen dy viktima nga koronavirusi në vend, raportohen 119 raste të reja në 24 orë

Aktualitet
Konfirmohen dy viktima nga koronavirusi në vend, raportohen 119 raste

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit 119 persona janë infektuar me COVID-19.

Po ashtu janë shënuar edhe 2 viktima nga COVID-19. Dr. Flutura Beqo tha se dy të moshuar nga Durrësi dhe Korça e humbën betejën së fundmi me virusin teksa theksoi se në dy spitalet Covid vijon shtimi me pacientë të dyshuar si të infektuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po vijojnë të monitorojnë çdo ditë personat aktivë me COVID19, që janë të izoluar në banesë. Nëse kërkoni të lidheni me mjekun tuaj të familjes, Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40.

I kujtojmë çdo qytetari të konfirmuar pozitiv ose që është në pritje të përgjigjes së tamponit, të respektojë detyrimin e vetëkarantinimit, për të mos u bërë rrezik për përhapjen e infeksionit.

ME TE LEXUARAT