Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia rikthen tifozët në stadium

Federata e Futbollit e Italisë, FIGC, dhe liga elitare italiane, Serie A, janë duke punuar për t’i rihapur stadiumet për tifozë në fillim të sezonit 2020/21.

Mediat italiane raportojnë se FIGC dhe Lega Serie A po përpiqen t’i rikthejnë tifozët në stadiume në fillim të muajit tetor. Rihapja e stadiumeve në javën e tretë pritet të bëhet e pjesshme.

Një e treta e kapacitetit të stadiumit pritet të jetë e hapur për publikun, në bazë të protokolleve të propozuara nga Lega Serie A më 10 korrik.

Sipas Il Corriere dello Sport, dokumenti i prezantuar muajin e kaluar nuk ishte marrë parasysh nga shkencëtarët por se FIGC ende shpreson t’i hapë pjesërisht dyert e stadiumeve nga 3 dhe 4 tetori, kur do të luhen ndeshjet e javës së tretë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet