Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtori i Policisë në Berat dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid – 19

Covid – 19 vazhdon të infektojë të tjerë njerëz, e mesa duket deri sa të zbulohet vaksina, nuk do të kemi qetësi.

Neritan Nallbati, Drejtori i Policisë Berat, së bashku me bashkëshorten e tij kanë rezultuar pozitiv me virusin e ri, Covid – 19.

Pas tamponëve të kryera në Tiranë ku rezultuan dhe pozitivë, Neritan Nallbati dhe bashkëshortja e tij janë karantinuar po në kryeqytet, ku edhe jetojnë prej disa ditësh në banesën e tyre në Tiranë.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat bëjnë me dije se drejtori Neritan Nallbati është me leje dhe është larguar mbrëmjen e së mërkurës nga qyteti i Beratit drejt banesës së tij në Tiranë.

Duke marrë parasysh mënyrat e infektimit, mes efektivëve të policisë në Berat është përhapur frika se mund të jenë infektuar, por sipas Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, Nallbati e ka kryer tamponin në Tiranë dy ditë më parë dhe mendohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij. Gjendja shëndetësore e Nallbatit dhe gruas së tij është e mirë dhe pa komplikacione.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet