Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bie breshër sa një top ping-pongu në Greqi, thyhen xhamat e makinave

Breshër me madhësi sa një top ping-pongu ka rënë pasditen e kësaj të shtune në Kastoria, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në makina dhe panele diellore.

Sikurse shihet në foto dhe videot e siguruara nga mediat fqinje, ato shkruajnë se kokrra e breshërit kishte madhësinë e një topi ping-pongu.

Sipas buletinit të urgjencës së fenomeneve të rrezikshme të motit të lëshuar nga EMY, një ndryshim i përkohshëm i motit është parashikuar nga pasditja e 15 gushtit edhe në veri të Greqisë, me shira të fortë dhe stuhi të shoqëruara nga erëra të forta dhe breshër.

Këto fenomene intensive do të prekin Maqedoninë, kryesisht Qendrore dhe Lindore, nga pasditja e sotme deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet