Ambasadori gjerman në Greqi poston për Ali Pashën, grekët: Është provokim, jep dorëheqjen

Bota
Ambasadori gjerman në Greqi poston për Ali Pashën, grekët:

Ambasadori i Gjermanisë në Greqi, Ernst Reichel, postoi në rrjetet e tij sociale Ali Pashë Tepelenën duke shkruajtur se ai ishte udhëheqësi i Janinës, i cili u rebelua kundër Perandorisë Osmane, u vra dhe u preu kokë, pasi ëndërroi të krijonte një shtet të pavarur në rajon.

Një postim i tillë u prit me reagime të shumta nga qytetarët grekë, të cilët e quajtën provokim.

Sipas tyre, në vend që të bëjë postime duke komentuar polemikën Turqi-Greqi për Mesdheun Lindor, është e papranueshme që të bëhen referenca të tilla për popullin grek. Në komentet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e ambasadorit gjerman.

"Është turp të ndash një postim të tillë për një vend që ju mirëpret, në një kohë të tillë që po kalojmë", ishte një nga komentet e qytetarëve grekë.

Pas reagimeve të shumta, Ambasadori Reichel shpërndau një postim të ri, "çfarë është ajo që ju mërzit aq shumë? Çfarë lidhje ka historia e Ali Pasha me atë që po ndodh sot?"

ME TE LEXUARAT