Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ambasadori gjerman “cmend” grekët me postimin për Ali Pashë Tepelenën

Ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel i kushtoi një postim Ali Pashë Tepelenës në rrjetin e tij social “Twitter”. Ai shkroi se Ali Pasha tentoi të krijonte një shtet të pavarur në Epir, ndërsa e quajti “Luanin e Janinës”.

“Ali Pasha, kryetari osman ose ndryshe “Luani” i Janinës u përpoq të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra.

Trupi i tij pa kokë u varros këtu. Në një histori tjetër, ai mbyti 18 vajza lokale sepse nuk pranuan të bashkohen me haremin e tij.”

Ky postim shkaktoi reagime të forta nga ana e grekëve, të cilët e konsideruan shkrimin e tij një provokim të zyrtarit gjerman.

Reichel nuk hezitoi të bëjë një koment edhe për mllefin e qytetarëve grekë, të cilët kërkuan dorëheqjen e ambasadorit.

“Të dashur urryes, çfarë ju shqetëson këtu: që unë kam simpati për Ali Pashën, i cili u rebelua kundër osmanëve? Apo që unë nuk e simpatizoj?

Dhe cila është lidhja e Ali Pashës me situatën e ditëve të sotme?”, shkruan Reichel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet