Tmerruese/ Shqiptarët i vendosin makinën sipër adoleshentit duke i shkaktuar vdekjen, pas një sherri masiv

Bota
Tmerruese/ Shqiptarët i vendosin makinën sipër adoleshentit duke

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për vrasjen e adoleshentit italian, Filipo Limoni. Ndaj tyre rëndon akuza e sherrit të rëndë, dhe vrasjes me qëllim.

Gjithçka nisi pas disa fyerjesh dhe shtyrjesh në një parking pranë pallatit të Sportit në Spoleto. Shqiptarët ndodheshin brenda një makine tip “Opel” dhe mjeti i tyre u rrethua nga një grup adoleshentësh vendas. Pas një përleshjeje, adoleshenti italian u rrëzua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, futi marshin indietro, duke kaluar sipër trupit të italianit, i cili gjeti vdekjen. Makina ndërkohë është sekuestruar nga karabinierët, ndërsa shqiptarët rrezikojnë nga 10-18 vjet burg për vrasje me dashje.

Shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk donte ta vriste adoleshentin.

“Nuk doja ta shtypja. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kur futa marshin indietro, ndjeva një goditje. Po përpiqesha të largohesha, pasi ata kishin rrethuar makinën“, u shpreh 19-vjeçari shqiptar, i cili mbrohet nga avokatët Aldo Poggioni dhe Delfo Berretti.

ME TE LEXUARAT